Site icon Telegrafi

Tetë pyetje që duhet t’i bëni partnerit para se ta çoni lidhjen në nivel tjetër

Kur mendon se e ke gjetur njeriun me të cilin sheh të ardhmen, është shumë e thjeshtë të përfshihesh në vorbullën e dashurisë me shpejtësi dhe të mos mendosh shumë gjëra. Në fund të fundit, për çfarë të presësh nëse jeni bërë për njëri -tjetrin?

Ok, deri këtu s’ka asgjë të keqe, por nëse do të dëgjoni ekspertët, që ta çoni lidhjen në një tjetër nivel duhet paraprakisht t’i bëni partnerit këto 8 pyetje, shkruan Anabel. Do të kuptonit shumë.

1- “Do të jesh pranë meje pavarësisht të gjithave?”

Kjo pyetje do të trembë dikë që dëshiron diçka kalimtare, por më mirë të shihni reagimin e tij/saj që herët. Pa besim të plotë, nuk ka asnjë hap të suksesshëm para.

2- “Çfarë është për ty tradhtia?”

Tradhtia perceptohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm, prandaj është mirë të analizoni filozofinë e personit që keni në krahë.

3- “Sa vlerë ka ndershmëria për ty në një marrëdhënie?”

Pyetini nëse njësoj si ju, besojnë që sinqeriteti është rregulli kryesor në një marrëdhënie.

4- “A mendon se ke ndryshuar gjatë viteve të fundit?”

Një pyetje si kjo do t’ju mësojë shumë gjëra për tipin e tij, vlerësimin që ka për procesin e rritjes, investimin tek vetja dhe përmirësimin.

5- “Si do të përballeshe me një situatë të vështirë?”

Nëse s’e keni parë reagimin e tij në mes të një problemi, e mira është ta pyesni.

6- “Pse nuk zgjati lidhja jote e fundit?”

E dini mirë sa rëndësi ka një pyetje e tillë.

7- “Çfarë mendon ti për lidhjet e shoqërisë tënde?”

Të flisni për marrëdhëniet e njerëzve që njihni të dy është interesante, sepse përfshiheni në mendimet dhe idetë e njëri tjetrit. Mund të kuptoni shumë për gjykimin e partnerit nga një pyetje e tillë.

8- “A mendon se ne e bëjmë njëri-tjetrin njerëz më të mirë?”

Nëse përgjigja është ajo që pret ti, jeni gati për nivelin tjetër.

/Telegrafi/

Exit mobile version