Site icon Telegrafi

Tetë lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje në Ligën Premier pa shënuar gol, ‘agjërimi’ i disa yjeve të njohur zgjati nga 195 deri në 335 ndeshje (Foto)

Të shënosh një gol në portën prej shtatë metrave mund t’ju duket e lehtë, por ka nga ata që kanë luajtur nga 195 deri në 335 ndeshje pa arritur ta gjejnë rrjetën. Shumë nga ta janë futbollistë të njohur, që kanë luajtur për shumë vite në skuadra të mëdha.

Disa futbollistë janë të lindur për të shënuar gola, por ka edhe nga ata që nuk arrijnë të gjejnë rrjetën në asnjë mënyrë, pavarësisht mundimeve të shumta, rasteve të shumta për gol dhe ndeshje të zhvilluara.

Ka edhe nga ata lojtarët që edhe pse nuk janë shënues të lindur dhe luajnë në mbrojtje, arrijnë që së paku një herë të gjejnë rrjetin në sezon ose një gol në çdo dy sezone.

Por, befasia më e madhe është se në Ligën Premier ka disa futbollistë që kanë luajtur plot 195-335 ndeshje në kampionat pa arritur të shënojnë gol.

Çdo lojtar në këtë listë është ndoshta një mbrojtës i çuditshëm. Kjo pasi pozicioni nuk ka gjithë rëndësinë për ta gjetur golin së paku një herë në rreth 100 ndeshje dhe këtë më së miri e tregon qendërmbrojtësi John Terry që shënoi 41 gola në Ligën Premier gjatë karrierës së tij dhe Nicolas Otamendi tashmë që ka shënuar katër gola këtë sezon,

Më poshtë Telegrafi u sjell tetë lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje pa arritur të shënojnë gol dhe shumë nga ta janë emra të njohur.

8.Danny Simpson – 195 ndeshje

Klube: Manchester United, Blackburn, Newcastle, QPR, Leicester

Vite aktive: 2007 – ende prezent

Danny Simpson ka luajtur rreth 200 ndeshje për pesë ekipe të ndryshme të Ligës Premier dhe nuk ka arritur ta gjejnë rrjetën.

Dy golat e vetme në karrierë të mbrojtësit të djathtë vijnë gjatë kohës sa ishte i huazuar te Royal Antwerp në Belgjikë dhe te Newcastle në Championship.

7.Lucas Radebe – 197 ndeshje

Klubi: Leeds United

Vite aktive: 1994 – 2004

Heroi dhe kapiteni i Lucas Radebe nuk ishte lloj i qendërmbrojtësit që shndërrohej në një kërcënim sulmues në momente të caktuara.

Afrikano-Jugori ka shënuar tri herë për Leedsin gjatë 11 viteve me klubin, por vetëm në FA Cup dhe në Ligën e Kampionëve, jo në Ligën Premier.

6.Steve Potts – 202 ndeshje

Klubi: West Ham

Vite aktive: 1992 – 2001

Qendërmbrojtësi i pensionuar Steve Potts është një legjendë e West Hamit me më shumë se 500 ndeshje të përgjithshme për Hammers nën shpatullat e tij në një karrierë në Upton Park që zgjati rreth 20 vjet.

Ajo që nuk kishte Potts, ishte të ishte një golashënues herë pas here. Goli i vetëm në ligë që Potts shënoi në fanellën e West Hamit erdhi gjatë sezonit 1990/91 dhe ishte përpara promovimit në Ligën Premier.

5.Stephane Henchoz – 243 ndeshje

Klube: Blackburn, Liverpool, Wigan, Blackburn

Vite aktive: 1997 – 2004, 2005 – 2008

Stephane Henchoz është më i njohur për tifozët anglezë për partneritetin mbrojtës që ai krijoi me Sami Hyypian në Liverpool në fillim të shekullit të 21-të.

Por, reprezentuesi i madh zviceran asnjëherë nuk shënoi një gol në ndonjë kampionat për ndonjërin nga klubet e tij në Angli.

4.Richard Shaw – 252 ndeshje

Klube: Crystal Palace, Coventry

Vite aktive: 1992 – 1993, 1994 – 2001

Një hero i gjatë shërbyes për Crystal Palacen dhe Coventryn gjatë një karriere 20-vjeçare, Richard Shaw ishte i shkëlqyeshëm si lojtar, por jo edhe si golashënues.

Shaw shënoi një grusht të vogël golash për Palacen, por të gjitha jashtë Ligës Premier.

3.Des Walker – 264 ndeshje

Klubi: Sheffield Wednesday

Vite aktive: 1993 – 2000

Pasi humbi sezonin e parë të epokës së Ligës Premier si rezultat i një lëvizjeje të profilit të lartë në Sampdoria në vitin 1992, Des Walker ishte kthyer për Sheffieldin në Angli pas vetëm një sezoni në Itali.

Deri në kohën kur u tërhoq nga futbollit, goli i vetëm në ligë që ish-lojtari anglez kishte shënuar ndonjëherë ishte gjatë sezonit 1991/92, një vit para fillimit zyrtar të Ligës Premier.

2.Tony Hibbert – 265 ndeshje

Klubi: Everton

Vite aktive: 2001 – 2016

Njeriu i një klubi, Tony Hibbert, kurrë nuk shënoi një gol gjatë karrierës së tij profesionale, qoftë në Ligën Premier apo në ndonjë garë tjetër.

Mbrojtësi u bë titullar i ekip të parë në sezonit 2002/03, ku luajti plot 265 herë në Ligën Premier dhe 329 herë për Evertonin në përgjithësi.

1.Kenny Cunningham – 335 ndeshje

Klube: Wimbledon, Birmingham

Vite aktive: 1994 – 2000, 2002 – 2006

Pasi bëri debutimin e tij në Ligën Premier me Wimbledonin në vitin 1994, mbrojtësi irlandez Kenny Cunningham u bë një yll në Ligën Premier si mbrojtës.

Por, edhe në më shumë se 300 paraqitje në Ligën Premier, ai nuk arriti të shënoj një gol të vetëm.

/Telegrafi/

Exit mobile version