Tetë kombëtare të mëdha evropiane dhe botërore kanë zbuluar fanellat e tyre për Kupën e Botës “Rusia 2018”, të cilat janë të prodhuara dhe dizajnuara nga marka e njohur Adidas.
Kupa e Botës është më pak se një vit larg dhe për ato vende tashmë që kanë siguruar nga një vend në Rusi, përgatitjet e tyre vazhdojnë me ritëm të lartë.
Nga bazat e trajnimit në hotele dhe oraret e tyre, çdo hollësi e vogël po shqyrtohet në minutat më të vogël të kufijve.
Për prodhuesit e fanellave gjithashtu, kjo do të thotë gjithçka, ku tashmë kanë zbuluar disa nga modelet e fanellave të kombëtareve.
Sportsmail ka publikuar një vështrim të tetë fanellave të Kupës Botërore “Rusia 2018” të lëshuar nga marka e njohur e veshmbathjeve të hënën.
Çdo dizajn i kombëtareve është marrë frymëzim nga fanellat e kaluara të kombëtareve të tyre, por të ardhura në shekullin e 21-të me përpunim mekanik dhe inovacion.
Argjentina, Rusia, Gjermania, Spanja, Meksika, Japonia, Kolumbia dhe Belgjika janë kombëtaret që kanë publikuar fanellat e tyre për Kampionatin Botëror.
Aty vërehen edhe yjet e skuadrave kombëtare duke reklamuar fanellat e reja të Adidasit për kombëtaret e tyre, ku padyshim janë për t’i lakmuar. /Telegrafi/