Nëse keni njohuri të mira në gjuhën angleze dhe dëshironi të mësoni një tjetër gjuhë, lista në vijim do t’ju vijë në ndihmë
Lista është përpiluar nga Babbel – aplikacioni i parë mbi mësimin e gjuhëve të huaja, i cilësuar nga Fast Company si kompania #1 në botë për inovacionin në arsim.
1 – Norvegjishtja
Ashtu si anglishtja, norvegjishtja është pjesë e gjuhëve gjermane, gjë që nënkupton se të dyja gjuhët ndajnë një fjalor të pakët të përbashkët, si për shembull vinter-winter (dimër) dhe sommer-summer (verë), “Can you help me?” dhe “Kan du hjelpe meg?”.
2 – Suedishtja
Ashtu si norvegjishtja, edhe suedishtja ka rregulla gramatikore të ngjashme me anglishten.
3 – Spanjishtja
Për shkak të përhapjes së gjerë, spanjishtja është një ndër gjuhët më të thjeshta për t’u mësuar. Por për ata që urrejnë rregullat gramatikore, spanjishtja nuk është gjuha më e thjeshtë në botë.
4 – Holandishtja
Një tjetër gjuhë në listën e gjuhëve gjermane, që flitet nga pjesa më e madhe e njerëzve në Holandë dhe një pjesë në Belgjikë. Holandishtja është një përzierje e gjermanishtes dhe anglishtes.
5 – Portugalishtja
Portugalishtja, për shkak edhe ndikimit të filmave, librave, ushqimeve dhe muzikës, është e lehtë për t’u mësuar për shkak se njerëzit e kanë ndeshur shpesh.
6 – Italishtja
Nuk ka nevojë për koment (për shqipfolësit gjithmonë).
7 – Frëngjishtja
Shqiptimi i fjalëve në frëngjisht është paksa i vështirë, por ju e keni dëgjuar frëngjishten shpesh në kulturën pop, ndaj ndoshta s’do ta keni fort të vështirë.
8 – Suahilisht
Kjo gjuhë flitet në rajonet e Afrikës lindore dhe juglindore, përfshirë Kenian, Ugandën, Tanzaninë etj. Nuk është e thjeshtë, por as e vështirë për t’u mësuar. Fjalët në suahilisht janë të thjeshta për t’u shkruar dhe shqiptuar. Thuhet se është gjuha më e lehtë afrikane.
9. Indonezishtja
Tani, strukturat gramatikore indoneziane janë shumë të ndryshme nga ato në anglisht, por mos lejoni që kjo t’ju pengojë! Mungesa e rregullave e bën më të lehtë mësimin e gramatikës. Nuk ka bashkim foljesh, nuk ka shumës (thjesh