Hamë për shkak të monotonisë, kur festojmë, kur shërojnë ndjenjat e lënduara, por hamë edhe për të marrë energji. Zgjedhja jonë, kur është fjala për ushqimin, kryesisht reduktohet në zgjedhjen e ushqimeve të shijshme, mirëpo gjithsesi është mirë të dimë që ushqimet e shëndetshme ndikojnë edhe në organet e trupit tonë, të cilat meritojnë kujdesin tonë.
Mes të tjerave, është mirë të dihet që me anë të ushqimit mund të mbajnë shëndetin e vagjinës, mund të zvogëlojmë ngërçet dhe të mbrohemi nga infeksionet urinare.
Në vijim po ju japim tetë artikuj ushqimorë, të cilët do ta mbajnë të shëndetshme vagjinën tuaj, transmeton Telegrafi.
Patatja
Kjo bimë është përplot vitaminë A, e cila mban të shëndetshëm murin e vagjinës suaj dhe mitrën. Vitamina A gjithashtu gjeneron hormonet seksuale, kështu që patatja pjesët tona të femrave i mban edhe të shëndetshme, edhe energjike.
Belushi (Vaccinium vitis idaea)
Nëse ndonjëherë keni pasur inflamacion të traktit urinar me siguri keni shkuar pa u hamendur për të blerë lëng belushi. Fatkeqësisht ky lëng është plot sheqer, gjë që vetëm do të ushqejë bakteret dhe do të shkaktojë më shumë irritim. Belushi i freskët, nga ana tjetër, përmban kombinim të thartë, i cili i shkatërron këta baktere.
Perimet e gjelbra
Perimet e gjelbra pastrojnë gjakun me ç’rast përmirësojnë qarkullimin e gjakut gjë që shpejtojnë stimulimin. Pangjari (Beta vulgaris), spinaqi, lakra me gjethe (Brassica oleracea acephala), sa më të errëta të jenë fletët aq më mirë.
Soja
Soja është plot fitoestrogjene, të cilat mbajnë vagjinën të lagësht. E pra, kjo lagështi është në të mirë të të gjithave. Përdorni sojë organike, të papërpunuar.
Fara e lirit
E bluar apo e plotë gjithashtu është e pasur me fitoestrogjene, si edhe omega 3 me thartira yndyrore. Liri rrit nivelin e estrogjenit në organizmin tonë dhe lufton kundër thatësisë së vagjinës.
Çimka dhe ushqime të tjera të fermentuara
Këto ushqime mbajnë nivelin ideal të pH-së, janë të pasura me probiotikë, të cilët mbrojnë balancën e pH-së dhe na mbrojnë nga infeksionet.
Avokado
Yndyrat e shëndetshme nga avokadoja mbajnë të shëndetshëm murin vagjinal, ndërkaq vitamina B6 dhe kaliumi nga kjo pemë shtojnë edhe libidonë tonë. Klerikët spanjollë kanë ndaluar pjesëtarët e famullive të tyre të përdorin këto pemë, ndërkaq astekët i kanë quajtur “drunj testisi”. Edhe pse arsyeja për këtë me siguri është fakti që frutat rriten çift.
Ushqimet e pasura me zink
Është e njohur që guacat e detit (Ostrea) janë afrodiziakë, mu për atë që janë të pasura me zink. Zinku është i mirë për lagështinë, lufton kundër të kruarit dhe rregullon ciklin menstrual. Nëse ju duhet nivel plotësues i zinkut, ndërkaq nuk i doni guacat e detit, provoni me bademe apo me fara kungulli. /Telegrafi/