Site icon Telegrafi

Tetë aeroplanë luftarak kinezë e kanë kaluar “vijën mesatare” të ngushticës së Tajvanit

Tajvani pretendon se të paktën tetë aeroplanë luftarak kinezë, kanë kaluar mbi vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, tha në një deklaratë se kishte zbuluar avionë luftarak kinezë J-10, J-11, dhe J-16, në rajonin verior dhe qendror të ngushticës, në një lartësi prej 6100 metrash.

Bëhet e ditur se, për të monitoruar situatën janë dërguar forcat tajvaneze.

Linja mesatare, të cilën Pekini nuk e njeh, dikur shihej si pengesë për dy shtetet, por aeroplanët kinezë tani fluturojnë rregullisht mbi të.

Ndryshe, Kina e konsideron Tajvanin si provincën e saj të shkëputur, ndërsa Taipei e kërkon pavarësinë që nga viti 1949. /Telegrafi/

 

Exit mobile version