Termocentral si në qytetin Shoshtanj të Sllovenisë pritet të ketë Obiliqi i Kosovës.
E ndërtues i të dyve është gjiganti amerikan General Electric.
Nga përvoja e Sllovenisë, del se shqetësimet për ndotjen e ajrit nuk kanë vend.
Debeljok që e drejton termoelektranën në Shoshtanj, thotë se tani me njësinë e re edhe lirimi i dioksidit të karbonit është zvogëluar për 30 për qind, andaj edhe disa njësi të vjetra u ndalën nga prodhimi.
E sipas koordinatorit lokal të projektit në sigurinë për furnizim me energji në Kosovë, Lorik Haxhiut, nga ky sistem efiqienca në termocentralin “Kosova e Re” do të ngritët në 43 për qind. /Klan Kosova/