Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, do të prodhojë energji elektrike e do të zgjidh problemin e furnizimit me energji elektrike për Kosovën, si dhe do të jetë njëri ndër investimet më të mëdha të pas luftës në Kosovë i bërë nga ndonjë kompani e huaj.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se projekti i Termocentralit “Kosova e Re”, është në proces të mirë.
“Ky projekt i ka prekur të gjitha qeveritë dhe nuk parashohim të kemi problem për sigurimin e 80 votave në Kuvendin e Kosovës. Ky është njëri ndër projektet më të mëdha të Kosovës dhe mund të thuhet se është investim historik për Kosovën”, tha Lluka në emisionin e mëngjesit RTK.
Sipas tij, në rast se dështon projekti i Termocentralit “Kosova e Re”, Kosova do të mund të rrezikohet të paguajë penalltinë që është paraparë të jetë mbi 19 milionë euro.
Kurse për Shipitullën, Lluka tha se atje janë të zgjidhura të gjitha problemet me shpronësim të pronave. /Telegrafi/