Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet e Kep. Tanimbar në Indonezi.
Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e cila ka dhënë disa detaje, raporton reuters.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 109 km (67.73 milje) dhe ishte rreth 440 km në juglindje të qytetit të Ambonit, tha EMSC.
Agjencia e monitorimit të tërmeteve kishte caktuar më herët një magnitudë fillestare prej 6.3 ballë për tërmetin.
Ndryshe, mediat indoneziane raportojnë se nuk ka viktima, por as dëme materiale. /Telegrafi/
Felt #earthquake (#gempa) M6.3 strikes 283 km SW of #Tual (#Indonesia) 15 min ago. Please report to: https://t.co/MclFGZ0Qyc pic.twitter.com/IkZloVBpPP
— EMSC (@LastQuake) November 2, 2021