Site icon Telegrafi

Tërmeti i ka marr jetën portierit të Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan

Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka lënë mbi pesë mijë të vdekur, ndërsa sot mediat turke kanë shkruar se kjo ka goditur edhe sportin.

Eyup Ahmet Turkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor, një prej skuadrave të Ligës së Parë të Turqisë, humbi jetën në tërmetin e ndodhur në Kahramanmaras.

Ka qenë klubi që ka njoftuar vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllimet.

“Ngushëllimet tona! Portieri ynë Ahmet Eyüp Türkaslan humbi jetën pasi u shtyp në tërmetin e ndodhur. Zoti e mëshiroftë, u preftë në paqe. Nuk do të harrojmë, si person i mirë që ishe”, ka shkruar faqja e klubit.

Gruaja e tij që ishte së bashku është nxjerrë nga rrënojat dhe është në jetë.

28 vjeçari ka bërë karrierë në klube se Bugasasspor, Osmanlispor, Umranyespor dhe Yeni Malatyaspor./Telegrafi/

Exit mobile version