Një tërmet me magnitudë 5.0 shkallësh goditi Greqinë qendrore të martën dhe u ndje deri në Athinë.
Deri më tani nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme serioze.
Tërmeti ndodhi në orën 2006 GMT dhe epiqendra e tij ishte 57 km në verilindje të Athinës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Thellësia e saj fillimisht u vlerësua në dy kilometra.
Më herët të martën, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter tronditi ishullin Evia, në Greqinë qendrore, duke dëmtuar ndërtesat e vjetra në zonë dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat në mënyrë mbrojtëse.
Pasuan lëkundje në shkallë më të vogël, shkruan reuters.
Greqia shpesh tronditet nga tërmetet, shumica e të cilëve nuk shkaktojnë dëme serioze. /Telegrafi/