Site icon Telegrafi

Tërmeti i fuqishëm që goditi Tajvanin, shkatërroi edhe një pjesë të ishullit Guishan – gurët binin në det

Copëzat e mëdha të një shkëmbi në ishullin Guishan, një prej atraksioneve më të kërkuara turistike në Tajvan, janë filmuar duke rënë në det si pasojë e tërmetit të fuqishëm, që po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit.

Një pjesë e vogël e ishullit Guishan i njohur ndryshe si Breshka ka ndërruar formë, si pasojë e shkëputjes së copëzave të shkëmbit që binin në det, raporton televizioni tajvanez TVBS.

Për fat të mirë në momentin kur po binin gurët nuk kishte turistë apo varka që kalonin pranë – e nga tërmeti 7.2 magnitudë deri më tani kanë humbur jetën nëntë persona.

Lexo po ashtu "Nga mali binte shi gurësh si plumba", flet njëri nga të mbijetuarit e tërmetit në Tajvan

Ishulli Breshka gjendet 10 kilometra në lindje të Toucheng, dhe konsiderohen në ishulli më i madh në qarkun Yilan, transmeton Telegrafi.

Është një prej destinacioneve më të njohura turistike në Tajvan, ku nga atje shikojnë lëvizjen e balenave nga prilli deri në tetor.

Ky ishull është i hapur për vizitorë nga marsi deri në nëntor, me numër të kufizuar të vizitorëve në vetëm 100 në ditë me qëllim që të mbrohet ambienti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version