Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.7 shkallësh të Rihterit që goditën Filipinet.
Autoritetet janë në kërkim të dy personave të tjerë të zhdukur, raporton reuters.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e ishullit Mindanao, në një thellësi prej 60 kilometrash, njoftoi Qendra Gjermane për Kërkime Gjeologjike.
🚨🚨6.7 MAGNITUDE EARTHQUAKE STRIKES THE PHILIPPINES pic.twitter.com/0RuL3NAnij
— Global Press (@GlobalPressCorp) November 18, 2023
Burrë e grua kanë mbetur të vdekur pas shembjes së një muri mbi ta, ndërsa një grua ka humbur jetën në një qendër tregtare.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga tërmeti. Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Shumica e rrugëve lokale janë të kalueshme, thanë zyrtarët, duke shtuar se disa shtëpi dhe ndërtesa pësuan dëmtime të vogla. /Telegrafi/
A powerful undersea earthquake has rattled the southern Philippines, causing ceilings in shopping centres to plunge to the ground.
Here is footage from that moment. https://t.co/OZtsQpw48X pic.twitter.com/jQ8nd0rpD8
— Sky News (@SkyNews) November 17, 2023
Philippines🇵🇭-17-11-2023(Earthquake) pic.twitter.com/nGh5UMYu4d
— Çelik Sertbilek🌍 (@CSertbilek) November 18, 2023