Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 3.9 shkallë të Rihterit ka goditur rajonin e Mlladenovcit në Beograd të Serbisë, ka bërë të ditur qendra sizmologjike e Evropës.
Tërmeti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, rreth 44 kilometra në verilindje të Beogradit, transmeton Telegrafi.
“Gjithçka shkundej. Shumëkujt i kanë rënë fotografitë dhe gjësendet nga vitrinat”, ka thënë një qytetarë nga Mlladenovci.
Fillimisht ishte dëgjuar një goditje e fuqishme dhe më pas gjithçka kishte filluar të shkundet, siç edhe e dëshmojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
Më poshtë mund të shihni sesi në momentin kur fillon tërmeti, edhe shtyllat e ndriçimit publik fiken dhe aktivizohen alarmet e veturave. /Telegrafi/