Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur rajonin Kyushu të Japonisë, tha qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Tërmeti, i cili goditi pjesën më jugore të vendit nga katër ishujt kryesorë të tij, ishte 40 kilometra nën sipërfaqen e tokës, transmeton Telegrafi.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ishte në bregun lindor të gadishullit Osum, në pjesën jugore të ishullit.
Japonia përjeton tërmete të shpeshta për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.
Vendi shtrihet në harkun e “Unazës së Zjarrit” të vullkaneve dhe llogoreve oqeanike që rrethojnë pjesërisht pellgun e Paqësorit.
Në vitin 2011, tërmeti vdekjeprurës Tohoku me magnitudë 9.0 dhe cunami vranë rreth 20,000 njerëz dhe shkaktuan shkrirjen e tre reaktorëve bërthamorë në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi. /Telegrafi/