Katër persona kanë humbur jetën në veri të brigjeve të Indonezisë, si pasojë e një tërmeti me fuqi shkatërruese prej 5.5 magnitudë, ka njoftuar agjencia për menaxhimin e katastrofave.
Katër persona u gjetën brenda një restoranti të shembur, thuhet në kumtesën në kësaj agjenci të Indonezisë, transmeton Telegrafi.
Nga ky tërmet janë shkatërruar shtëpitë, objekte afariste e spitali, kurse banorët lokalë se dridhjet kanë zgjatur pak sekonda.
“Janë ndjerë dridhjet. Janë dëmtuar shtëpisë, restorantet e objektet tjera”, tha për agjencinë e lajmeve Sinhua, Jonathan Koirevoa, menaxher i qendra operative.
Tërmeti nuk pati potencial të shkaktoj cunami ka njoftuar agjencia për meteorologji dhe gjeofizikë (BMKG).
Katër personat po hanin drekë në restorantin Cirita në Djapuri, kur u shemb objekti dhe nuk patën kohë të dalin nga objekti. /Telegrafi/