Site icon Telegrafi

Tërmet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë tronditi Greqinë pranë ishullit Kythera, tha Observatori Kombëtar i Athinës.

Epiqendra e tërmetit, e cila goditi në orën 20:00 me orën lokale, ishte 46 kilometra në perëndim, gjegjësisht përballë skajit juglindor të gadishullit të Peloponezit, në një thellësi prej 67 km.

Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, shkruajnë mediat greke.

Greqia është shumë e ndjeshme ndaj lëkundjeve, duke qenë e vendosur në disa linja gjeologjike.

Në tetor të vitit 2020, një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Detin Egje midis ishullit grek të Samos dhe Izmirit në Turqinë perëndimore, i cili shkaktoi vdekjen e 114 personave dhe më shumë se 1000 të plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version