Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallësh të Rihterit goditi veriun e Argjentinës.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 568 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, raporton abcnews.
Epiqendra ishte në provincën e Santiago del Estero, në veri të Argjentinës, rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit të provincës.
Tërmeti ndodhi pak minuta pasi një tërmet me magnitudë 5.2 goditi në një thellësi prej 89 kilometrash Kilin, 56 kilometra në lindje të qytetit të La Tiranës.
As autoritetet argjentinase dhe as ato kiliane nuk raportuan për viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
M 6.2 #earthquake Santiago del Estero, Argentina – possibly detected by my @raspishake in #Edinburgh (low at the low-frequency part of the spectrum – I’m not convinced, though). @USGS_Quakes data: https://t.co/9qpkA57jBa pic.twitter.com/sS4j70X9fh
— David Taylor 🏴 🇪🇺 (@gm8arv) August 23, 2023