Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.9 ballë.
EMSC thotë se tërmeti ndodhi 78 kilometra nga ishulli i Rodosit. Ata shtojnë se nuk ka rrezik për cunami.
Instituti me bazë në Athinë njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.9 goditi zonën në lindje të ishullit grek të Rodosit.
‼ No further info about this #earthquake will be displayed here. Find more at:
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/7uPp3waVXE
🖥https://t.co/u0Q5kBJavV— EMSC (@LastQuake) January 25, 2023
Tërmeti ka ndodhur në orën 14:37 me orën lokale. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale dhe viktima.
“Isha ulur në kopsht dhe ndjeva një dridhje dhe dëgjova/ndjeva një gjëmim të thellë. Ndjeva si një lëvizje rrethore, por e vështirë për të thënë me siguri. Zgjati ndoshta 7-8 sekonda me një lëkundje më të vogël menjëherë pas. Dridhja më e fortë që kam ndjerë në 9 vjet jetoj këtu”, shkroi një përdorues në faqen e EMSC.
Ndryshe, shteti grek edhe ditë më parë është goditur nga disa tërmete, por me magnituda të vogla. /Telegrafi/