Site icon Telegrafi

Tërmet me madhësi 7.1 ballë tronditi detin midis Filipineve dhe Indonezisë

Një tërmet me madhësi 7.1 të shkallës Rihter u regjistrua në Indonezi.

Ai është regjistruar në një thellësi prej 120 kilometrash në pjesën e detit që i përket rajonit të Kepulauan Talaud në Indonezi.

Tërmeti është ndjerë gjithashtu edhe në Filipine, njofton European-Mediterranean Seismological Centre.

Epiqendra e tërmetit ishte 259 kilometra në juglindje të Matit në Filipine.

Ndryshe, nuk ka rrezik për një cunami dhe deri më tani nuk është regjistruar ndonjë incident. /Telegrafi/

https://twitter.com/itsme_pyuri/status/1352235176835776512

Exit mobile version