Një tërmet me magnitudë 6.7 ndodhi të premten në jugperëndim të Sumatrës, në Indonezi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmet ishte në një thellësi prej 10 kilometrave, tha EMSC, transmeton Telegrafi.
Megjithatë shumë llogari në rrjetin social Twitter raportuan se shkalla e tërmetit ishte 6.9, ndryshe nga matja e përmendur më lartë.
Një qytetar, tha se efektet e tërmetit në Indonezi u ndjenë në apartamentin e tij në Singapor, ku tha se distanca ishte 776 kilometra. Ai madje publikoi një video ku shihet një llambë duke u tundur. /Telegrafi/
Effects of the magnitude 6.9 #earthquake off #Sumatra #Indonesia was felt in my apartment over 776 km away in #Singapore. Managed to record this lamp swaying. #gempa #seismology #sismo #terremoto #geology pic.twitter.com/b1CdcxrCLm
— GeoGeorge (@GeoGeorgeology) November 18, 2022