Site icon Telegrafi

Tërmet i frikshëm në Itali, ky është fati i tre futbollistëve shqiptarë

Tërmeti që ka rënë sot në zonën e Accumoli në Itali, ka prekur edhe rrethinat, në të cilat jetojnë shumë shqiptarë.

Mes tyre janë dhe tre lojtarët që janë pjesë e skuadrës Pescara. Lojtarët Ledian Memushaj, Rey Manaj dhe Leonardo Maloku.

Mësohet se në zonën ku ata ndodhen është ndjerë tërmeti që ka pasur magnitudë 6 ballë, por që dëmet nuk kanë qenë si në zonat e tjera.

Si për pasojë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe emocionale, ndërsa të kontaktuar nga “newsport.al” ata kanë pohuar se çdo gjë është në rregull dhe se nuk janë përfshirë nga paniku apo problemet e tjera.

Exit mobile version