Site icon Telegrafi

Tërmet i fortë në Indonezi

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 goditi thellë ishullin Java të Indonezisë të premten, por nuk kishte rrezik për cunami, tha agjencia gjeofizike e vendit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 632 kilometrave (393 milje), tha agjencia, me pasgoditje të ndjera rreth 20 minuta më vonë me magnitudë 5.5 ballë.

Tërmeti u ndje në qendrat urbane të Surabaya, Tuban, Semarang dhe Denpasar të Balit, sipas agjencisë së fatkeqësive.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) e vlerësoi magnitudën e tërmetit fillestar në 6.5 ballë me një thellësi prej 592 kilometrave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version