Site icon Telegrafi

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.1 ndodhi mëngjesin e së premtes në ishullin Evia të Greqisë, gjithashtu u ndje edhe në Athinë.

Nuk ka raportime për dëme të mundshme apo edhe për të lënduar, transmeton Telegrafi.

Epiqendra e tërmetit ishte 6 kilometra në lindje të fshatit Prokopio në komunën Mantoudi.

Shtatë minuta më vonë një pasgoditje 3.7 ndodhi gjithashtu në zonë.

Fanis Spanos, guvernatori i rajonit të Greqisë Qendrore, tha për TV SKAI se nuk raportohet për të lënduar apo dëme nga tërmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version