Site icon Telegrafi

Terim optimist: Kemi edhe dy ndeshje

Turqia ka pësuar humbje prej Kroacisë me rezultat 1-0 në ‘Euro 2016’, por kjo humbje nuk e ka zmbrapsur trajnerin Fatih Terim, i cili beson në daljen prej Grupit D.

“Në pjesën e parë luajtëm dobët, megjithëse patëm rastin më të mirë me Ozan Tufan”.

“Asgjë nuk ka mbaruar, përpara kemi edhe dy ndeshje”, ka thënë Terim pas takimit, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, kapiteni kombëtares turke, Arda Turan, u ka kërkuar falje tifozëve kuqebardhë dhe ka premtuar se do ta kalojnë fazën e grupeve.

Ndryshe, krahas Kroacisë, Turqia ka në grup edhe Spanjën dhe Republikën Çeke që do të takohen nesër (e hënë), në fillim në ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version