Telegrafi

Terim kërkon 4.6 milionë euro kompensim ose do ta padit TFF-në

Fatih Terim do të ngrit padi pranë një gjykate në Stamboll kundër Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF).

Trajneri ishte shkarkuar muaj më parë nga posti i të parit të shefit të shtabit teknik të kombëtares turke shkaku i rezultateve të dobëta dhe përfshirjes në një rrahje në Izmir.

Por, duket se federata turke nuk i ka dhënë asnjë euro siç parashihet në kontratë pas largimit prej përfaqësueses kuqebardhë.

Strategu 64-vjeçar kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me federatën në vitin 2013, ku kishte pagë vjetore prej 3.5 milionë euro duke përjashtuar edhe bonuset.

Ai po kërkon që të paguhet rreth 4.6 milionë euro për prishje të kontratës në mënyrë të njëanshme.

Ndryshe, Terim ishte hera e tretë që largohet prej kombëtares turke të futbollit. /Telegrafi/