Lazio është duke menduar emërimin e Fatih Terimit për postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Gazeta “Il Tempo” raporton se trajneri turk është duke u përgatitur për rikthimin e tij në Itali, pasi më herët kishte drejtuar ekipet si Fiorentina dhe Milani.
Lazio raportohet se i ka ofruar kontratë dyvjeçare 62-vjeçarit.
Aktualisht Lazio mban vendin e nëntë në Serie A dhe në sezonin e ardhshëm nuk do të merr pjesë në asnjë garë evropiane.