Site icon Telegrafi

Terapia psikologjike ndihmon në uljen e dhimbjeve

Trajtimi psikologjik ka treguar se është një metodë e sigurt dhe pa barna për të trajtuar dhimbjen tuaj në mënyrë direkte, duke ulur nivelin e stresit psikologjik, që shpesh acaron dhimbjen.

Trajtimi psikologjik po ashtu ndihmon përmirësimin e pasojave indirekte të dhimbjes, duke ndihmuar të mësoni si të përballeni me problemet që shoqërohen me dhimbje.

Pjesa më e madhe e trajtimit psikologjik për dhimbjen është edukimi, që ndihmon njerëzit të mësojë aftësi si t’i menaxhojë problemet e vështira, transmeton Telegrafi.

Trajtimet më të shpeshta psikologjike janë:

Terapia me bisedë: Terapia me bisedë ofron përkrahje dhe këshilla nga psikiatri ose psikologu.

Ushtrimet relaksuese: Pacientët mësojnë si të hyjnë në gjendje psikologjike të relaksimit të thellë që shoqërohet me shërim dhe reduktim të dhimbjes.

Menaxhimi i stresit: Stresi mund të përkeqësojë dhimbjen. Trajtimet me menaxhim të stresit ndihmojnë pacientët të kuptojnë lidhjen mes stresit dhe dhembjes, si dhe të mësojnë mënyrat për të reduktuar stresin dhe lehtësuar dhimbjen.

Trajnime për përballje me dhimbjen: Duke mësuar si ta përshtatni jetën tuaj me dhimbjen, mund të rritni kualitetin e jetës dukshëm.

Trajtimi psikologjik mund të konsiderohet për cilindo problem të theksuar dhe periodik me dhimbje, që nuk është ndikuar nga barnat ose ndërhyrjet fillestare.

Mjeku juaj mund të ndihmojë se cili trajtim është më i mirë për ju.

Lexo po ashtu Psikologjia e të menduarit për jetën

/Telegrafi/

Exit mobile version