Site icon Telegrafi

Teoria e Pascalit: Si ta bëni çdo njeri ta ndryshojë mendjen

Përveç se ka qenë filozof shumë i njohur, shpikës, matematikan dhe fizikan i shekullit të 17-të, Blaise Pascal ka qenë edhe shumë para kohës së tij!

Pascal e kishte zbuluar një metodë se si mund ta ndryshojë mendjen e çdo njeriu, vetëm duke përdorur truqe të thjeshta, të cilat mund të përdoren edhe sot, transmeton Telegrafi.

Në librin e tij ‘Pensees’, ai shkruan:

“Kur dëshirojmë t’i tregojmë dikujt se e ka gabim, fillimisht duhet të kemi parasysh se nga cila pikëpamje e shikon ai çështjen, sepse ajo pikëpamje është zakonisht e vërtetë, pastaj pranojeni të vërtetën, por gjithashtu tregojani anën e cila nuk është e vërtetë. Ai kënaqet me këtë sepse e kupton se nuk e ka pasur gabim, thjesht nuk i ka shikuar të gjitha anët…”

GettyImages

Pra, thënë më thjesht, Pascal sugjeron se kur dikush nuk pajtohet me ju, ju duhet që fillimisht t’i tregoni pjesën të cilën ai e ka mirë para se t’i tregoni çfarë ka gabim. Pas kësaj, personi ndihet i kënaqur me veten dhe nuk vazhdon të fjaloset ose të gjejë ndonjë kundër-argument.

Këtë teori e mbështet edhe profesori i psikologjisë Arthur Markman, i cili ligjëron në Universitetin e Teksasit në Austin. /Telegrafi/

Exit mobile version