Ky është momenti dramatik kur një burrë i moshuar shpëtohet në sekonda të fundit, duke e nxjerrë nga pjesa e poshtme e trenit që ishte në lëvizje.
Vijay Kumar Patel, 59-vjeç, u pengua kur tentoi të zbret nga treni që ishte në lëvizje në stacionin Dadar në Mumbai të Indisë, ku ky veprim i kushtoi me tërheqje zvarrë për disa metra, transmeton Telegrafi.
E kur treni po rriste shpejtësinë derisa po largohej nga platforma, Vijay e kishte të vështirë të largohej dhe rrezikohej të përfundonte nën rrotat e çelikta.
Për fat të mirë ishin zyrtarët e hekurudhave që vrapuan për ta nxjerrë, dhe për pak sekonda shmangën atë që ka mundur t’i kushtojë me jetë këtij burri. /Telegrafi/