Site icon Telegrafi

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Lojtarët e Hapoel Kfar Saba kanë mposhtur 2-0 në shtëpi Hapoel Umm al-Fahm në kuadër të xhiros së 26-të të ligës së dytë izraelite dhe në këtë ndeshje ka ndodhur një gjë e pabesueshme.

Portieri i mysafirëve u përpoq të bënte emër, e më pas u duk qesharak para publikut.

Vendasve iu dha një goditje dënimi nga Sheikh Yosef në minutën e gjashtë të kohës shtesë në pjesën e dytë, ndërsa distanca ishte 40 metra.

Portieri i skuadrës mysafire në vend që të përdorte duart, tentoi të ndalonte goditjen jo shumë të vështirë me kokë, pas së cilës topi hyri në kornizën e portës dhe u krijua një sensacion.

Ishte gol për 2-0, kështu që rezultati nuk u vendos aty, dhe goli i parë u shënua në minutën e 90-të prej Julio Cesar.

Ndryshe, Kfar Saba aktualisht është i shtati në renditje me 36 pikë, ndërsa skuadra mysafire është e fundit në renditje me 13 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version