Paris Saint-Germain dështonte të mbronte titullin në edicionin 2020/21, pasi atë e rrëmbeu për një pikë më shumë, Lille.
Por, takimi i parisienëve me Brestin në xhiron e fundit në Ligue 1 dhuroi disa skena që rrallë mund të shihen në futboll.
E në ato nuk kishte se si të mungonte Neymar, që tashmë njihet si një lojtar që provokon kundërshtar.
Neymar with the worst pen of all time
— Ser Arisen (@trapgodmal) May 23, 2021
Ishte minuta e 19-të e takimit, kur PSG fitoi penallti dhe braziliani e mori përgjegjësinë që ta gjuante.
Mirëpo, braziliani duket tentuar të provokonte portierin, ai ra pre e grackës së këtij të fundit, duke e huqur atë.
Goditja e Neymarit përfundoi jashtë, mirëpo fatmirësisht ekipi i tij fitoi 2-0, duke e mbyllur edicionin në vendin e dytë me 82 pikë, derisa Lille kishte 83. /Telegrafi/
https://twitter.com/OficialSala12/status/1396547389444526085