Telegrafi

Tentimi i dështuar i Andorrës që ta vë Turqinë në kurthin e pozitës jashtëloje

Andorra ka tentuar ta vë Turqinë në kurthin e pozitës jashtëloje, mirëpo ata dështuan keq gjatë përballjes për kualifikimet në Euro 2020.

Kombëtarja që renditet në vendin e 136-të në botë, humbi 1-0 ndaj asaj turke, duke u renditur në vendin e fundit pa pikë.

Ozan Tufan shënoi golin e fitores për Turqinë në ‘Besiktas Vodafone Park Stadium’, mirëpo vendasit mund ta kishin shënuar golin qysh herët në pjesë të parë.

Pesë minuta para rifillimit të ndeshjes, Emre Belozoglu kishte një shans nga gjuajtja e lirë, derisa Andorra tentoi të tregonte atë që e kishin praktikuar në stërvitje.

Lexo po ashtu Franca e mposht Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2020, gara në Grupin H ende e hapur

Por, tentimi i tyre që t’i zënin turqit në pozitë jashtëloje, u shkoi plotësisht keq shkaku i komunikimit të gabuar mes bashkëlojtarëve.

Turqia ishte afër ta shënonte golin, mirëpo një lojtarë i Andorrës arriti që ta largonte topin nga vija e golit në momentet e fundit. /Telegrafi/