Site icon Telegrafi

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja shpërthyen mëngjesin e sotëm në Novi Sad, kur politikanët dhe mbështetësit e opozitës lokale u përpoqën të hynin në bashkinë e qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje gjatë një seance për të zgjedhur një kryebashkiak të ri.

Siç bëhet e ditur më tej, protestuesit shpërthyen kordonin masiv të policisë të vendosur para ndërtesës, duke hedhur bojë, vezë, letra higjienike dhe objekte të tjera ndaj policisë së trazirave.

Ata brohoritnin parulla kundër autoriteteve lokale, qeverisë së Beogradit dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë bëhet e ditur se atje po vijojnë protestat e studentëve, marshimet dhe bllokimet e rrugëve. /Telegrafi/

Exit mobile version