Telegrafi

Tensione në Serie A, presidenti i Lazios përplaset me kryetarin e Federatës Italiane të Futbollit

Mediat italiane kanë raportuar se presidenti i Lazios, Claudio Lotito është përplasur me kryetarin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, gjatë Këshillit Federal të FIGC të mbajtur të martën.

Salernitana e Lotitos do të përjashtohet nga Serie A nëse nuk do të gjejë blerës deri në fund të vitit.

Është e ndaluar që i njëjti president të ketë dy klube në pronësi në futbollin italian dhe Lotito ka konflikt interesi pasi është gjithashtu pronar i Lazios.

Sipas Calciomercato.com dhe Il Corriere dello Sport, Lotito dhe presidenti i FIGC, Gravina, u përplasën gjatë një takimi federal të FIGC-së të mbajtur dje (e martë).

Megjithatë, sipas raportimeve, arsyeja e debatit të tyre nuk ishte e ardhmja e klubit Salernitana.

Lotito dhe Gravina nuk kanë marrëdhënie të mira dhe presidenti i Lazios akuzoi Gravinën se kishte bërë ‘zgjedhje personale’ në marrëdhëniet e tij me politikanët.

Gravina iu kundërpërgjigj Lotitos, duke i kërkuar presidentit të Lega C, Francesco Ghirelli, që të ndërhynte për t’i qetësuar ata ‘për respekt për këshillin’.

Pas takimit, Gravina konfirmoi se Salernitana do të përjashtohej nga Serie A në janar nëse nuk gjenin blerës deri në fund të vitit. /Telegrafi/