Është duke kaluar nëpër tensione ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë.
Përballja nisi me një situatë të qetë, por që gjithçka ndryshoi me golin e shënuar në minutën e 11-të.
Tensionet filluan kur ekipi tetovar shënoi gol përmes Dashmir Elezit, ndërsa golashënuesi shkoi për të festuar afër tifo grupit Shvercerat.
Për të qetësuar ngjarjen, kanë ndërhyrë edhe forcat policore, ndërsa loja u ndërpre.
Loja ende nuk është rikthyer në rrjedhën normale, pasi forcat e rendit po tentojnë që t’i qetësojnë tifozët vendas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Jp-nzqNOXaM&ab_channel=Shk%C3%ABndijaChannel