Site icon Telegrafi

Tenoreksia, vartësi e kohës moderne

Nga një anketim i mëparshëm, gjysma e britanikëve kanë pohuar se ndjehen më të shëndoshë kur e kanë lëkurën e errët. Një angleze mesatarisht shpenzon në muaj rreth 400 funta duke shkuar në solarium ose duke blerë produkte kozmetike të cilat shkaktojnë nxirjen e lëkurës. Në këtë mënyrë ka lindur edhe një vartësi e kohës moderne: tenoreksia.

Tenoreksikët janë të pushtuar nga mbajtja e vazhdueshme e lëkurës së errët. Shkuarjet në solariume janë shumë më të shpeshta në raport me atë që rekomandojnë mjekët. Shkuarja një herë në javë, shumë shpejtë bëhet tri herë, pastaj katër dhe në fund çdo ditë.

“Është një ndjenjë e përsosur, ngrohtë, era fryn si në plazh, i mbyll sytë dhe madje ka edhe muzikë. Është një moment qetësimi pas një dite të lodhur. Është relaksim. Ndjehem shumë mirë. Ato janë dhjetë minutat e mia të lumtura”, kështu e përshkruan solariumin një tenoreksike.

Mjekët pohojnë se vartësia e tepruar për lëkurë të errët është një lloj çrregullimi i veçantë psikologjik ku pacienti nuk mund ta sheh vetën se është nxirë aq shumë, saqë nuk ka nevojë më për rreze ultravjollcë. Këta persona kur shikohen në pasqyrë, e shohin veten në një mënyrë ndryshe nga ç’i përjeton rrethi.

Exit mobile version