Telegrafi

Ten Hag me vetëbesim të madh: Mund ta mposhtim secilën skuadër

Manchester United ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri, ku synojnë të jenë më mirë sidomos në renditjen tabelare në Ligën Premier.

Erik Ten Hag ka udhëhequr Djajtë e Kuq në një ndeshje miqësore në Norvegji ku janë mposhtur nga Rosenborg me rezultat minimal 1-0.

Megjithatë trajneri holandez fillimisht ka folur për transferimin e fundit të United, ku morën sulmuesin Joshua Zirkzee nga Bologna për rreth 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Pas disa ngecjeve, objektivi i verës i Man United i thotë ‘po’ ofertës së tyre

“Zirkzee është një lojtar me ide të mira dhe shumë kreativ, ai di të driblojë dhe të krijojë karakteristika të ndryshme dhe kjo është gjithmonë ajo që ne kërkojmë, kështu që ai na jep më shumë opsione taktikisht që është e mirë sepse, veçanërisht në sulm, ne kemi shumë lojtarë që mund të përfitojë shumë nga aftësitë e tij”,shpreh fillimisht Ten Hag.

Më pas, trajneri holandez nënvizoi fuqinë e skuadrës së tij, duke shtuar se mund të fitojnë ndaj çdo kundërshtari nëse të gjithë lojtarët janë në formë, por sërish shtoi se United i duhen edhe disa lojtarë që të jetë konkurrues, duke ditur kalendarin e ngjeshur që i pret.

Lexo po ashtu Zbulohen të gjitha detajet e transferimit dhe të kontratës së Joshua Zirkzee te Man Utd

“Unë mendoj që ne kemi treguar se mund të mposhtim ekipin më të mirë në botë. Pra, kur të gjithë janë në formë në skuadrën tonë, arrijmë një nivel shumë të lartë”.

“Ne gjithashtu e dimë, thellë brenda, se na duhen më shumë lojtarë. Sidomos në këtë sezon, ku ka edhe më shumë ndeshje”, tha Ten Hag. /Telegrafi/