Site icon Telegrafi

Ten Hag i tregon Ronaldos kushtin që duhet plotësuar për ta rikthyer në skuadër

Cristiano Ronaldo është bërë çështje te gjiganti anglez Manchester United.

Sulmuesi portugez kishte refuzuar të futej në fushë ndaj Tottenham Hotspur në minutat e fundit dhe pastaj shkoi në zhveshtore para fundit të ndeshjes.

Kjo bëri që Manchester United ta përjashtoj atë për duelin derbi ndaj Chelseat që u zhvillua të shtunën mbrëma dhe përfundoi baras 1-1.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag kishte shpjeguar arsyen pse përjashtuan Ronaldon, duke bërë me ditur se portugezi kishte përsëritur dy herë një gjest të tillë.

Tani mediat në Angli kanë raportuar se Ronaldo mund të rikthehet dhe të stërvitet me skuadrën e parë, por vetëm nëse pranon kushtin që i ka vendosur trajneri holandez.

Ten Hag i ka bërë të qartë Ronaldos se duhet t’i kërkojë falje gjithë stafit teknik, klubit dhe bashkëlojtarëve për të vazhduar me ekipin e parë.

Gjithsesi e ardhmja e portugezit duket larg Old Traford, pasi mediat në Ishull raportojnë se United do t’ia shkëpusë kontratën atij në janar.

Klubi i ardhshëm i Ronaldos mund të jetë Chelsea që prej gjashtë muajsh po interesohet për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version