Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, është zemëruar me arbitrin lituanez Donatas Rumsas, të cilin e ka akuzuar se ka drejtuar humbjen 4-3 të mysafirëve në një dramë të pabesueshme në Copenhagen, duke bërë gabime të mëdha në dëm të Djajve të Kuq.
Përkatësisht, Ten Hag beson se më së shumti fajtor në serinë e debaklit të Unitedit këtë sezon është gjyqtari dhe këtë qëndrim e ka sqaruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Copenhagen shënoi golin e parë nga pozicioni jashtë loje kur lojtari vendas bllokoi shikimin e portierit tonë në një pozicion të paligjshëm dhe ai pranoi golin”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Ne pranuam golin e dytë pas një goditjeje me dorë inekzistente. Më pas erdhi kartoni i kuq i Rashford, i cili u dha gjithashtu ashpër dhe pasi gjyqtari e mendoi për kaq gjatë”.
“Kjo lojë nuk duhet të vendoset kështu. Nuk ka të bëjë fare me futbollin”, përfundoi trajneri i Unitedit.
Kujtojmë se para përfundimit të pjesës së parë, Unitedi shkonte drejt fitores së sigurt me dy golat e Rasmus Hojlund për epërsinë 2-0, por më pas Marcus Rashford mori karton të kuq për t’i vështirësuar gjërat.
“The first is an offside goal, there is a player in front of Andre. The second is like a ball on the hand… this is NOT FOOTBALL!” ?
Erik ten Hag’s SPIKY response as @ManUtd suffer another setback in the Champions League ?
? https://t.co/nfmoVXye7J pic.twitter.com/PxHvoyWb4v
— Hayters TV (@HaytersTV) November 8, 2023
United mendoi se largimi ishte i pajustifikuar dhe Mohamed Elyunoussi dhe Diogo Goncalves barazuan në 2-2 në fund të kësaj pjese.
Gjiganti anglez kaloi sërish në epërsi me një lojtar më pak, nga penalltia në minutën e 69-të kur shënoi Bruno Fernandes për 2-3, por vendasit u kthyen për të fituar në shtatë minutat e fundit me golat e Lukas Lerager dhe Roony Bardghji. /Telegrafi/