Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është bërë njëri ndër kandidatët potencial për Bayern Munichun, sipas raportimeve të fundit.
Pozita afatgjëte e holandezit në ‘Old Trafford’ është vënë në dyshim pas një sezoni zhgënjyes, aty ku klubi dështoi që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa këtë vit përfunduan në pozitën e fundit në grup.
Bayerni në ndërkohë është futur në gjueti për një trajner të ri, pasi Thomas Tuchel pritet që të largohet nga klubi në fund të sezonit, teksa klubi nuk arriti ta fitojë Bundesligën për herë të parë pas 12 viteve.
Gjiganti bavarez tashmë ka marrë përgjigje negative nga Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick.
Sipas asaj që raporton BILD, Ten Hag është në mesin e katër trajnerëve që po përcillen nga drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl.
Alternativat tjera për klubin gjerman janë Roger Schmidt (Benfica), Julen Lopetegui dhe Roberto De Zerbi (Brighton).
Bayerni që tashmë e ka të sigurt se nuk mund të fitojë tituj në Gjermani, mundësinë e vetme për të fituar trofe këtë sezon e ka në Ligën e Kampionëve, aty ku të mërkurën do të luajë ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/