Site icon Telegrafi

Ten Hag: Ronaldo zgjodhi vetë të largohej

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se drama rreth Cristiano Ronaldos është lënë pas tyre.

Ten Hag u pyet për zbrazëtinë e lënë nga Ronaldo pas fitores ndaj Nottingham Forest mbrëmë.

Holandezi dha një përgjigje të prerë, duke konfirmuar se vet ylli portugez vendosi të largohej nga Camp Nou.

“Unë shoh një ekip të uritur”, u përgjigj fillimisht Ten Hag pas ndeshjes.

“Nuk shikoj prapa por vetëm në të ardhmen”.

“Ronaldo ka zgjedhur të largohet nga ne, tani ai nuk është më pjesë e grupit”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Exit mobile version