Në një intervistë për MUTV, Erik ten Hag ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi duke thënë se tashmë ai i takon të shkuarës.
Superylli portugez kërkoi largimin nga Old Trafford dhe këtë më në fund e arriti në fund të nëntorit pas një interviste me Piers Morgan, ku kishte bërë kritika të shumta kundrejt trajnerit dhe klubit.
“Ai ka shkuar dhe i takon të kaluarës. Ne po shikojmë përpara dhe po shikojmë në të ardhmen”, ka thënë Ten Hag në intervistën e publikuar të mërkurën.
Holandezi ka thënë se puna e tij është që ta rindërtojë skuadrën dhe ta rikthejë në rrugën e fitoreve, pasi që lojtarët të kthehen nga Kampionati Botëror.
“I kemi paralajmëruar lojtarët se pasi të dalin nga Kampionati Botëror duhet të vijnë te klubi dhe në ligë, e cila do të fillojë menjëherë”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/
🛬 Just landed: part two of our extended sit-down with Erik…
Transfers, the season so far and United's future were all discussed — don't miss it 👇#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) December 7, 2022