Site icon Telegrafi

Ten Hag pyetet nëse Hojlund do të debutojë ndaj Nottinghamit

Duke folur për mediat përpara ndeshjes me Nottingham Forest, Erik ten Hag është pyetur për Rasmus Hojlund.

Trajneri i Manchester United ka thënë se transferimi i tyre i fundit nuk është ende gati të debutojë për shkak të lëndimit.

“Jo, Rasmus Hojlund nuk është i disponueshëm për nesër (të shtunën)”, ka thënë ai fillimisht kur u pyet nga gazetarët.

Lexo po ashtu Rasmus Hojlund ka përmbushur tashmë një ëndërr te Man United

“Ai është afër. Sot, për herë të parë, ai erdhi në stërvitjen e ekipit, kështu që javën e ardhshme presim që ai të bëjë një javë të plotë stërvitje ekipore, kështu që ai është afër rikthimit”.

Hojlund nuk është paraqitur ende për Manchester United pas transferimit të tij prej 75 milionë euro nga skuadra e Serie A – Atalanta në fillim të këtij muaji.

Sulmuesi 20-vjeçar mund të bëjë debutimin e tij të dielën, më 3 shtator, kur Djajtë e Kuq udhëtojnë te Arsenali në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version