Site icon Telegrafi

Ten Hag i nervozuar keq me lojtarët e Unitedit pas humbjes në shtëpi

Erik ten Hag ka folur për debutimin e tij me humbje te Manchester United.

Trajneri holandez pësoi disfatë 2-1 në “Old Trafford” qysh në ndeshjen e parë në Ligën Premier dhe atë nga Brightoni që nuk dinte për fitore në atë stadium.

Ten Hag ka thënë pas ndeshjes se ndihet shumë i zhgënjyer me paraqitjen që bënë, por që e dinte se nuk do të ishte një takim i lehtë.

Lexo po ashtu Erik ten Hag thyen një rekord pas vetëm një ndeshjeje në krye të Manchester United

“Sigurisht, ky është padyshim një dështim dhe një zhgënjim i vërtetë. E dija që në fillim se nuk do të ishte e lehtë”, deklaroi fillimisht strategu i United.

“Është e qartë se në pjesën e dytë ne ishim më të mirë në mesfushë me Eriksen më poshtë dhe Ronaldon duke luajtur më lart. Ne krijuam raste, Rashford pati dy raste të mira. Sa keq që nuk shënuam”.

Lexo po ashtu Edicioni i ri, por Unitedi i vjetër – Djajtë e Kuq mposhten në shtëpi nga Brightoni

“Jam i pakënaqur, plotësisht i pakënaqur. Ne humbëm dhe nuk duhej. Ne duhet të bëjmë më mirë. Kemi bërë gabime kur luajtëm me topin, si dhe gabime organizative në mbrojtje. Ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo”.

“Ne mund të bënim më mirë me lojtarët që kemi”, shtoi më tej Ten Hag pas ndeshjes debutuese në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version