Site icon Telegrafi

Ten Hag i nervozuar me dy lojtarë të United pas barazimit me Newcastlin

Erik ten Hag mbeti i nervozuar me dy lojtarë të tij,  pasi Manchester United nuk arriti të shënonte një gol, dhe u ndal në një barazim pa gola nga Neëcastle.

Djajtë e Kuq arritën të drejtonin vetëm dy nga 15 goditjet e tyre në portë, pasi ata u bllokuan në mbrojtje nga Magpies. Marcus Rashford bëri një ndikim pozitiv nga bankina pasi zëvendësoi një Cristiano Ronaldo të tërbuar në pjesën e dytë.

Por, anglezi dhe Fred shpërdoruan raste të mira shënimi në minutat e fundit, gjë që e la Ten Hagun e acaruar.

Trajneri holandez pranoi se anglezi “duhej të shënonte” teksa ankohej për humbjen e dy pikëve, duke këmbëngulur se skuadra e tij duhet të kishte dalë fitimtare.

“Performanca ishte e mirë, një portë e pastër, ne bëmë presion mirë, kontrolluam lojën dhe nëpër faza ishim të mirë me topin – veçanërisht në pjesën e dytë”, deklaroi Ten Hag për BBC Match of the Day . “Pastaj, ne e diktuam lojën dhe në fund mundëm – duhej – të kishim shënuar golin e fitores. Një nga Fred, dhe më pas Rashford duhej të shënonte”.

“Në fund, ne mund të kishim fituar, ne e merituam fitoren, dhe është një kompliment i madh për skuadrën që e merituam këtë me një paraqitje fizike kundër një prej skuadrave më fizike në ligë. Ata (lojtarët e Neëcastle) të gjithë kishin pengesa dhe ne vazhduam. Ekipi e kupton nga përpara në mbrapa ne bashkëpunojmë së bashku. Ne jemi të vështirë për t’u mposhtur dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, ka shtuar më tej trajneri i Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version