Site icon Telegrafi

Ten Hag: Mos e fajësoni Ronaldon për humbjen ndaj Brentford

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka deklaruar sërish se pret që Cristiano Ronaldo të qëndrojë në klub edhe këtë vit.

Ten Hag gjithashtu u pyet sot për një marrëveshje për Casemiron.

Man United ka arritur një marrëveshje prej 60 milionë eurosh për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madrid, Casemiro, i cili ka rënë dakord për kushtet personale me klubin anglez.

“Jo. Nuk mund të them asgjë,” u përgjigj Ten Hag kur u pyet për Casemiron.

Holandezi iu përgjigj sërish pyetjeve për Cristiano Ronaldon, i cili ka kërkuar largimin nga klubi.

“Nuk e di pse ai është një fokus i veçantë pas të shtunës. Ishte paraqitja e ekipit, qëndrimi i gjithë ekipit, përfshirë Ronaldon”.

“Ai është në planet tona, këtë mund të them”, ka thënë Ten Hag. /Telegrafi/

Exit mobile version