Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë se ekipi i tij nuk është gati për nisjen e sezonit 2024/25 në Ligën Premier.
United do të nis sot (e premte) sezonin e ri me ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Fulhamit dhe para kësaj ndeshje ka folur trajneri Ten Hag në konferencë për shtyp.
“Ekipi nuk është gati, por liga po fillon”, ka thënë fillimisht Ten Hag në konferencën e tij.
“Ka më shumë menaxherë që duhet të merren me këtë problem, ne patjetër e kemi këtë problem”.
“Por ne kemi disa rregulla, disa parime, por duhet të bëjmë një fillim, nuk mund të fshihemi, nuk mund të ikim prej tij, duhet të merremi me të”.
Duke theksuar rëndësinë e ligës – dhe presionin e vazhdueshëm për të arritur rezultate – trajneri i Manchester United shtoi disa fjalë tjera.
“Nuk është para-sezon ku në pesë deri në gjashtë javë punon në një ekip, është shumë e komplikuar”.
“Skuadra e turneut në SHBA dhe më pas shtuam lojtarët që luajtën në Euro 2024 dhe Copa America dhe tani nënshkrimet e reja dhe ne duhet të krijojmë një ekip prej tij…”.
“Megjithatë, ne kemi pak hapësirë, kemi disa parime dhe duhet të bëjmë një fillim”, përfundoi trajneri i Unitedit.
Ndryshe, Djajtë e Kuq kanë shtuar katër lojtarë të rinj në skuadër, por do të mungojnë shërbimet e Luke Shaë dhe Rasmus Hojlund, të lënduar.
Ten Hag ka shumë për të luftuar në sezonin e ardhshëm, duke përfshirë vendosjen nëse e ardhmja e tij qëndron në Old Trafford apo jo. /Telegrafi/