Site icon Telegrafi

Ten Hag i lumtur që futbollistët e tij reaguan mirë pas debaklit nga Liverpooli

Manchester United ka marrë një fitore të thellë 4-1 në 1/8 e finales së Ligës së Evropës ndaj Real Betis.

Djajtë e Kuq kanë bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të garës së dytë më të madhe evropiane për klube.

Gjiganti anglez bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe me plotë meritë mori një rezultat të madh nga ndeshja e parë.

I lumtur me fitoren u shpreh edhe trajneri holandez Erik Ten Hag.

“Ne donim që të fitonim dhe bënim një lojë të mirë. Unë mendoj se kjo ishte skuadra më e mirë për të bërë një paraqitje të nivelit të lartë”.

“Sigurisht që ishte një shans edhe për t’u rehabilituar. Por ne e konsideruam këtë ndeshje si më të rëndësishmen dhe zgjodhëm skuadrën më të mirë të mundshme për ndeshjen”, tha trajneri holandez.

Lexo po ashtu Manchester United me fitore spektakolare ndaj Betis, bën hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Evropës

“Ne i ulëm standardet tona të ndeshjeve të fundit të dielën kundër Liverpoolit dhe na duhej që t’u riktheheshim standardeve dhe vlerave tona. Dhe këtë bëmë në fushë. Skuadra reagoi në mënyrë fantastike”, deklaroi Ten Hag.

Ndeshjen e kthimit Djajtë e Kuq do ta zhvillojnë në udhëtim në Spanjë të enjten e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version