Manchester United ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim te Wigan Athletic për të kaluar në raundin e radhës në Kupën FA.
Në raundin e katër të Kupës FA, Djajtë e Kuq do të luajnë me fituesin e duelit Newport County – Eastleigh.
Trajneri holandez i United, Erik Ten Hag ka thënë se Kupa FA është për tu fituar dhe të gjitha skuadrat duan ta bëjnë një gjë të tillë pas fitores 0-2 në udhëtim te Wigan.
“Kupa FA është e gjitha për të fituar. Është një garë që duhet të fitosh një ndeshje për të kaluar tutje. Ju dëshironi të përfundoni punën. Kjo është ajo që thashë në dhomën e zhveshjes ‘puna e kryer’. Oh, patjetër (duhej të kishim shënuar më shumë). Në pjesën e parë mendoj se krijuam pesë apo gjashtë raste shumë të mira”, tha Ten Hag.
Tutje trajneri holandez tha se mbeti i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët e tij në këtë përballje.
“Mendoj se ishte futboll shumë i mirë. Duhet të kishim marrë më shumë, por nëse nuk shënoni, duhet të qëndroni të fokusuar dhe mendoj se e bëmë këtë sonte”.
“Nuk mund të thuash gjithmonë pse i ke humbur rastet. Pati disa sulme të mira dhe raste të mira, por ne nuk i shfrytëzuam, por mënyra se si i krijuam ishte në rregull”, deklaroi ndër të tjera Ten Hag.
Ndeshjen e radhës Djajtë e Kuq do ta zhvillojnë në Ligën Premier ku para adhureusve të vet në Old Traford presin Tottenham Hotspur. /Telegrafi/